Në Turqi janë arrestuar 12 anëtarë të dyshuar të SHI-së

12.08.2015 14:01

Policia turke sot në mëngjes ka zbatuar operacion kundër anëtarëve të dyshuar të grupit xhihadist Shteti Islamik në katër qarqe - Ankara, Stamboll, Hataj dhe Karakale...

Janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar gjithsej 12 persona. Policia po gjurmon pas edhe katër personave.

Të arrestuarit janë dërguar në sektorin policor që të merren në pyetje për luftën kundër terrorizmit në Ankara.

Autoritete turke dje kumtuan se kanë arrestuar 23 shtetas të huaj, midis të cilëve gra dhe fëmijë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Siri dhe t'i bashkëngjiten luftëtarëve të SHI-së. Të arrestuarit janë shtetas të Kinës, Indonezisë, Të Rusisë dhe të Ukrainës.