Ekzekutohet zëvendëskryeministri i parë i Koresë së Veriut
12.08.2015 14:03
Zëvendëskryeministri i parë i Koresë së Veriut Çoe Jong-gon është ekzekutuar për shkak të shprehjes së pakënaqësisë me politikën e liderit Kim Xhong-un, lajmëroi sot agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Jonhap...

Sipas burimit të njëjtë urdhri për ekzekutimin e tij u lëshua në maj personalisht nga lideri i Koresë së Veriut.
Si arsye për pushkatimin e Çoi theksohet kritika e tij ndaj politikës së udhëheqësisë në Penian në ekonominë pyjore.
