Nesër shënohet 14 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nesër, me 13 gusht, do të shënojë 14 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit....

"Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet dokumenti paqësor që mban gjallë procesin e demokratizimit, mirëkuptimit, tolerancës në vendin tonë. Në këtë përvjetor të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ky dokument na orienton më shumë se kurrë drejt perspektivës të shoqërisë tonë kah integrimi euro-atlantik", thuhet në kumtesën e SIMO-s.
Sipas SIMO-s, në këtë kohë, Marrëveshja Kornizë e Ohrit duhet të mbetet vizioni ynë për një ardhmëri të përbashkët të të gjithëve, pa dallim etnie, religjioni apo grupi social.
Ndryshe, konferenca për shënimin e 14 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit do të mbahet në 13 Gusht 2015, në ora 13:00, në Hotel Holiday Inn, salla Milenium me temë: “Modeli i Pajtimit Evropian - Marrëveshja e Ohrit.
