Botë

IS-i thotë se ka vrarë shtetasin e rrëmbyer kroat

12.08.2015 14:39

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë thënë se i kanë prerë kokën një shtetasi kroat, të rrëmbyer në Egjipt...

Ata kanë postuar një fotografi, që supozohet se paraqet trupin e viktimës, në një llogari të grupit militant në Twitter.
 
Shtetasi kroat, Tomislav Salopek, është rrëmbyer në muajin korrik, në perëndim të Kajros.
 
Rrëmbyesit e tij, javën e kaluar, kanë lëshuar një ultimatum prej 48 orësh, i cili ka përfunduar më 7 gusht, duke kërcënuar se do ta vrasin pengun, nëse zyrtarët egjiptianë nuk i lirojnë të gjitha gratë e burgosura myslimane.
 
Vërtetësia e fotografisë nuk është konfirmuar.Salopek ka qenë duke punuar për një firmë franceze, kur është rrëmbyer nga makina.