Maqedoni
Regjistrimet në fakultete, rrumujë në sportelet e MPB-së, për çertifikata
12.08.2015 15:20
Dokumentet e nevojshme për regjistrimet në fakultetete që do të realizohen më datë 13 dhe 14 të këtij muaji kanë shkaktuar rrëmujë në sportelet e Ministrisë së punëve të brendshme...

Dokumentet e nevojshme për regjistrimet në fakultetete që do të realizohen më datë 13 dhe 14 të këtij muaji kanë shkaktuar rrëmujë në sportelet e Ministrisë së punëve të brendshme që lëshon çertifikata të lindjes dhe nënshtetësi.
Sipas Musliovskit zyrtarë në MPB-kjo ndodhë për arsye që detyrat preferojmë ti lëmë për në momentin e fundit dhe kjo ndodhë në të shumtën e rasteve.
Ai tha se gjatë aplikimit për çertifikata përparsi u jepet qytetarëve që do të regjistrohen në fakultete pasi janë të lidhur me afatin e regjistrimit.Studentëve të ardhëshëm çertifikatat u lëshohen në afat prej një ditë ndërsa të tjerët presin 3 deri më 4 ditë.
"Apeloj tek qytetarët që nëse u është e nevojshëme çertifikatë nga libri amzë i të lindurve apo pa marrë parasysh se për çfarë dokumeti bëhët fjalë ,mund atë të bëjnë në çdo ditë pune dhe nuk është e nevojshme të pritet pesë minuta para 12 për të kërkuar lëshimin e çertifikatave dhe kështu të shkaktohen rende të pritjes", shprehet Sillas Musliovski nga MPB.
Muslinovski tha se kjo rrëmujë zgjatë rreth një javë ,ndërsa tani gjatë një dite lëshohen 350 deri më 400 certifikata.Për shkak të pushimeve verore pritje ka edhe gjatë lëshimit të pasaprotave.
FLORIE KAMBERI
