Futboll

Portieri shënon gol spektakolar

12.08.2015 15:25

Porteri i ADO Den Haag, Martin Hansen ka shënuar njërin ndër golat më të mirë në kampionit holandez, Eredivisie...

Goli i Hansen kundër kampionit në fuqi PSV-së, mund të jetë njëri ndër kandidatët për çmimin e golit të vitit “Puskas Award”.
 
Hansen i siguroi një pikë ekipit të tij në fund të takimit, pasi ishin duke humbur me rezultat prej 2-1. Pas një faulli të shkaktuar afër zonës së kundërshtarit, Hansen kishte vendosur të shkojë në sulm që ta ndihmojë skuadrën dhe ia doli me sukses ta bëjë këtë pasi ishte pikërisht ai që arriti ta dërgoj topin në rrjetën e kundërshtarit.
 
Kjo ishte ndeshja hapëse në kampionatin holandez për të dyja skuadrat, në të cilën portieri, Martin Hansen arriti të bëhet pjesë e historisë të klubi të tij, me këtë gol të bukur.