Qyteti i Shkupit asfalton rrugët në Butel dhe Çair
Rruga “Kemal Sejfulla” në Çair, seksioni nga kryqëzimi me rrugën “Ferid Bajram” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” deri në kryqëzimin me rrugën e “Bosnjës dhe Hercegovinës”, do të shtrohet me asfalt të ri në gjatësi prej 375 metrash...

Kështu bënë të ditur sot kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski. Sipas tyre, do të rrafshohet betone të trotoarve si dhe do të rregullohen 22 puseta dhe olluce.
Kjo rrugë është shumë e rëndësishme ngaqë pranë saj gjenden shkolla të mesme dhe dhe frekuentohet nga mijëra fëmijë në dite, thone autoritetet.
“Do të bëhet sanimi i tërësishëm i kolonave të automjeteve, do të ndërohen të gjitha betonet e trotoareve , do të ndërrohet asfalti i vjetër dhe do të zëvendësohet me asfat të ri. Kjo është praktikisht vazhdimi i rikonstruimit i rrugës, Kemal Sejfulla, praktikisht do te sanohet e tërë rruga” – tha numri një i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
“Këtu gjenden shkollat Penko, Arseni Jovkov si dhe shkolla Zef Lush Marku. Këtu në ditë kalojnë rrugën diku 4000 nxënës në ditë. Kështu që vlerësoj se rikonstruli i rrugës para së gjithash do ta ketë edhe karakterin e sigurisë së rrugës, për qytetarët e Butelit dhe Çairit” – u shpreh kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski.
Sipas autoriteteve lokale, i gjithë rikonstruimi do të zgjat një muaj si dhe do të kap vlerë prej 4,5 milion denarës me financim nga qyteti i Shkupit. (Nermin Mulaki – Fejzullahi, TVM2)
