Botë
Mustafa e Thaçi, sigurojnë se nuk do preket asnjë metër e Kosovës
12.08.2015 15:35
Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi...

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, tha se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me Pakon e Ahtisaarit.
Ai, siguroi se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës. Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i komisionit shtetërorë për shënimin dhe mirëmbajtjen e pikave kufitare Murat Meha i cili tha se tani vetëm po bëhet shënimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.
Se nuk do të preken vijat kufitare të Kosovës siguroi sot edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai, në mbledhjen e Qeverisë tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur.
Ky raport u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar. Qeveria më pas ka propozuar që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga Presidentja Atifete Jahjaga, në afatin e përcaktuar ligjor lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.
