Maqedoni
Dita ndërkombëtare e të rinjëve, shënohet me aktivitete të shumta në vendin tonë
12.08.2015 15:52
Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor “Racio” shënuan këtë ditë me një aktivitet solemn...

Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor “Racio” shënuan këtë ditë me një aktivitet solemn duke shpërndarë mesazhe të ndryshme qytetarëve të rastit që do të kalojnë,mesazhe të përgaditura për rininë që po përballen me gjendjen aktuale me qëllim të vetëdijësimit të rinisë për të shfrytëzuar forcën e tyre për një të ardhme më të mirë thotë kryetarja e shoqatës “Racio”, Suhela Hasallari.
"Ne si rini e qytetit të Shkupit kërojmë vëmendjen e Qeverisë që sa më tepër ti kushtohet rëndësi cështjeve rinore ku vërtet do të dëgjohet zëri rinor,për sfera të ndryshme politike,ekonomike kuturore ,sociale për një arsim kualitativ dhe kosto më të ulët të arsimit. Kërkojmë benificione si student dhe kushte më të mira për të arritur një karrierë të suksesshme dhe pa barriera që edhe e tashmja por edhe e ardhmja të jetë këtu në vendin tonë e jo suksesin ta kërkojmë jashtë vendit,shut sic janë edhe qëllimet kryesore të kombeve të bashkuara në aspect global për 15 vite të ardhshme përmirësimin e gjendjes sinë aspektin e ekologjisë kushteve klimatike,barazisë gjinore ekonomisë. Kjo mund të realizohet vetëm me kycjen më të madhe të të rinjve duke filluar në aspect local dhe në fusha të ndryshme andaj të gjithë rinisë ua uroj këtë ditë dhe shpresoj që ta kuptojnë forcën që e kemi dh e ta shfrytëzojmë sepse të drejtat nuk na i jep askush në qoftë se vetë nuk I kërkojmë ato", shprehet kryetarja e shoqatës "Racio", Suhela Hasallari.
"Neve kërkojmë që punën tonë që ne po e bëjmë me aq sa kemi mundësi të vihet në pah nga ana e organeve më të larta në shtetin tonë,neve të na kushtohet rëndësi sepse nuk po na kushtojnë rëndësi edhe pse jemi një factor shumë I rëndësishëm në shtetin tonë", shprehet antarja e shoqatës "Racio", Medina Ajeti.
Kjo ditë u shënua me shumë manifestime në vend .Sipas koordinueses së përhershme të KB-së në Maqedoni Luiza Uinton ky vit për angazhimin qytetar të të rinjve është i rëndësishëm pasiqë të rinjtë meritojnë shumë më shumë veçanërisht në këtë periudhë ku shkalla e papunësisë është 50 për qind në krahasim me pjesën tjetër të papunësisë dhe për shkak të asaj që Maqedonia ka nevojë për kreativitet që të rinjve të mund t'ua zgjidhë problemet me të cilat përballen.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
