Sportet E Tjera

“Rogers Cup”, fitojnë Djokovic dhe Williams

12.08.2015 16:29

Tenisti serb Novak Djokovic iu desh të djersinte shumë në përballjen e tij të parë në “Rogers Cup” me Thomaz Bellucin...

Tenisti serb Novak Djokovic iu desh të djersinte shumë në përballjen e tij të parë në “Rogers Cup” me Thomaz Bellucin, të cilin e mposhti 2-0 me sete, 6-3, 7-6 për t’u kualifikuar në raundin e tretë.
 
Numri 1 në Botë u vu në vështirësi nga tenisti brazilian, por Nole ruajti gjakftohtësinë në momentet më të rëndësishme të sfidës, duke fituar dalëngadalë ritmin.
 
Në setin e parë gjithcka ishte e ekulibruar, me rezultatin që shënonte 3-3, por pikërisht në game-in e tetë Djokovic fitoi me shërbimet e kundërshtarit, duke hipotekuar këtë set.
 
Kur të gjithë prisnin dominimin e numrit një në Botë, Bellucci e rriti shumë nivelin e lojës, duke mos lëshuar terren në game-t me shërbimet e tij. Të njëjtën gjë bëri edhe Djokovic, edhe pse në game-in e 12 u gjend në disavantazh 0-30, me brazilianin që ishte shumë pranë fitimit të setit. Mirëpo edhe në këtë rast Nole arriti të dilte nga situata, duke e fituar më pas setin me tie brake.
 
Publiku kanadez mbeti i zhgënjyer nga Milos Raonic, që i eliminua që në raundin e dytë nga gjigandi kroat Karlovic, i cili triumfoi me të njëjtin rezultat 7-6 në të dy setet.
 
Përsa u përket femrave, Serena Willimas mposhti 2-1 me sete, 2-6, 6-3 dhe 6-0 amerikanen Panneta.
 
Numri një në Botë lëshoi terren vetëm në setin e parë, për të dominuar më pas dy setet pasardhëse, aq sa në të fundit nuk i la asnjë game kundërshtares.