Ohër, zjarr i madh, dhjetëra të lënduar
Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë të banuar në hyrje të Ohrit...

Flakët e përfshinë objektin rreth orësh 14, duke shkatërruar në tërësi një apartament, ndërsa 4 të tjera janë shkrumbuar.
Zjarri shkaktoi panik te banorët por dhe te fqinjët e shtëpive dhe ndërtesave përreth. Katër persona ndër të cilët dhe dy fëmijë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ohrit, për shkak të asfiksimit. Gjithë ndërtesa me rreth 30 banesa u evakuua tërësisht.
Të parët në ndihmë mbërritën dy vëllezër shqiptarë.
Ata rrëfejnë se nga frika njëri prej banorëve dëshironte t’i hedhë fëmijët nga ballkoni për t'i shpëtuar ata nga zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në repartin e sëmundjeve interne janë shtruar pesë persona të rritur me shenja asfiksimi dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Në repartin e fëmijëve janë shtruar dy fëmijë dhe nëna e tyre, në repartin e kirurgjisë janë dërguar disa persona me djegie të pësuara.
