Messi, Suarez dhe Ronaldo në garë për çmimin e lojtarit më të mirë evropian
UEFA ka publikuar listën e tre lojtarëve të cilët janë në finale për të fituar çmimin si Lojtari më i mirë në Europë...

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez janë në finale, ku janë duke garuar për të fituar çmimin si lojtari më i mirë në Europë.
Të tre këta lojtarë kishin një sezon fantastik sa i përket statistikave personale, pasi kanë shënuar një numër të madh të golave dhe kanë kontribuar shumë për skuadrat e tyre përkatëse.
Messi dhe Suarez arritën që të fitojnë tripletën me Barcelonën, të cilës mbrëm ia shtuan edhe trofeun e Super Kupës së Europës, teksa Ronaldo nuk fitoi asnjë trofe me Realin këtë sezon, edhe pse kishte një vit fantastik duke marrë për bazë statistikat personale, pasi në gjithsej 54 ndeshje zyrtare, kishte shënuar plotë 61 gola.
Ndryshe, çmimi i Lojtarit më të mirë të Europës, për sezonin 2014-2015, do të ndahet me 27 gusht në Monako, kur edhe do të hedhet shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
