Maqedoni
14 vjet nga masakra e Lubotenit, banorët akoma të freskët kujtimin për viktimat
12.08.2015 17:04
12 gushti i vitit 2001 morri me vete 10 viktima, dhjetra të tjerë u torturuan nëpër stacionet policore dhe shumë shtëpi u shkatëruaran...

Fshati Luboten tanimë 14 vite në heshtje jeton me këtë trishtim që shkaktoi policia mëngjesin e asaj dite duke sulmuar fshatin me arsyetimin për prani të pjesëtarëve të UÇK-së.
Dhembjen për vikyimat që la për pasojë masakra vërehej edhe në sytë e Kadriut 14 vjeçar, të cilit para se të vinte në jetë I’a vranë babain, Kadri Jashari. Pas kësaj ngjarjes makabre jeta për këtë jetim por edhe familjet e tjera u vështirësua dhe humbi kuptimin e saj.
“Kanë hedhur granata e cila ka ra në shpi. Babës a i ka plas zemra nuk e di saktë, por ne kur shkuam atje e gjetëm të vdekur. Vetëm që jemi rahat, s’na ngacmon askush, se asgjë nuk ka ndryshuar. Rrugën e kemi ndreq vetë fshati edhe ujin për pije e kemi sjell vetë te xhamia me iniciativë të fshatit”, shprehet djali I viktimës Qamil Memedi.
“Nuk na ndihmon neve shteti, nuk na ndihmon për asgjë, nuk na e siguron as duhanin as shalqirin, ndërsa në anën e shkijeve ka Strumica atyre ua siguron shalqirin, duhanin ndërsa te ne jo”, shprehet vëllau I viktimave Nevaip Bajrami.
Ngjarja u shënua me një ceremoni përkujtimore. Jo gjith banorët e fshatit ishin të pranishëm aty. Mungoi edhe prindi I të ndjerit gjashtë vjeçar Erxhanit, duke mos mundur të përballojë sot e kësaj dite humbjen e djalit. Kryetari I shoqatës së veteranvë të luftës Fazli Veliu tha se do tu dalin në mbështetje banorëve të kësaj ane.
“Ju garantojmë se do të jemi në çdo hap sepse egërsirat qenkan egërsia. Këtyre do tua ndalim hovin. Edhe atyre të cilët mendojnë luks të tepruar pa menduar për ju si qytetarë të periferisë apo qytetarë të blegtorisë e bujqësisë”, shprehet kryetari I SHVL –UÇK-së, Fazli Veliu.
Banorët e Lubotenit shpresojnë për një të ardhme më të mirë të fshatit edhe përkundër obstrukcioneve që u bën komuna e Butelit në realizimin e kërkesave të tyre elementare.
MERAL ISMAILI
