Maqedoni

Tetovë: Ekspertët në terren për të ndihmuar autoritetet

12.08.2015 17:32

Ekspertë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Shkencave Teknike si dhe të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor kanë qëndruar sot...

Ekspertë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Shkencave Teknike si dhe të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor kanë qëndruar sot në zonat e përmbytura në anën e Tetovës për të parë nga afër terrenin e përmbytur.
 
Përfaqësuesja e kësaj të fundit Sonja Lepitkova tha se grupi i ekspertëve brenda disa ditësh do të dalë me raportin final me qëllim të sanimit sa më parë të gjendjes së krijuar.
 
“Fillimisht jemi këtu në Poroj. E shohim gjendjen. Më pas palinii veprimit do t ëna tregoj nëse për disa ditë do ta japim raportin final. Kryesisht do të përqëndrohemi në problemin me tokën rëshqitëse dhe më gjendejn e ujvarave dhe pendave”, shprehet Sonja  Lepitkova, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikim Hapsinor.
 
Ndërkaq,  profesor  Milorad Jovanoski  duke folur për problemin e lumit të Porojit thotë se zgjidhja do të nënkuptojë heqjen nga rendi i ditës edhe të çështjes së rrëshqitjes së dheut në fshatin Gjermë.
 
“Qëllimi ynë është që në aspekt profesional të ndihmojmë qytetin e Tetovës, vetëqeverisjes lokaleë dhe shtetit që të gjëjmë mënyra që të tejkalojmë këtë situatë në afat të shkurtë dhe në si mund të zgjidhet problemi në afat të gjatë që të minimizohen ndodhi të ngjashme në të ardhmen”, shprehet Milorad Jovanoski nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup.
 
Linda Bjelica udhëheqëse e sektorit të operativës dhe logjistikës në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim foli për angazhimin e deritanishëm të këtij dikasteri në Proj dhe Dobrosht
 
“Detyra e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ishte që të bëjmë vetëm atë që është emergjente. Në poroj ishte emergjente që të hapim rrugën dhe ne e bëm këtë, si dhe të hapim lumin që të mund të rrjedh uji”, shprehet Lidija Bjelica nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
 
ADNAN HAJDARI