Botë
Në një kamion në kufirin e Moldavisë dhe Rumanisë janë zbuluar 136 kilogram heroinë
12.08.2015 18:42
Më shumë se 136 kilogram heroinë, vlera e të cilës në tregun e zi arrin mes 10 dhe 20 milionë euro...

Më shumë se 136 kilogram heroinë, vlera e të cilës në tregun e zi arrin mes 10 dhe 20 milionë euro, janë zbuluar dhe janë marrë në vendkalimin kufitar Gjurgjulesh-Galac, në kufirin e Moldavisë dhe Rumanisë, informon agjencia Axherpres.
Heroina është zbuluar në një kamion frigorifer, që nga Ukraina përmes Moldavisë ka udhëtuar për në Bullgari.
Vozitësi i kamionit është arrestuar, ndërsa sipas autoriteteve bëhet fjalë për rrjet ndërkombëtar të kontrabandimit të narkotikëve./mia
