Maqedoni
Arrest tridhjetëditor për tetovarin të dyshuar për vrasjen e vëllait të tij
12.08.2015 19:37
Arrest tridhjetëditor i përcaktoi sot gjykatësi i Gjykatës Themelore të Tetovës J.I. (55) nga Tetova, i cili dje vetë u denoncua në polici si autor i vrasjes së vëllait të tij...

Kpëtë sot e vërtetoi zëdhënësi i SPB-së, Tetovë Marjan Josifovski.
"Paraprakisht SPB Tetovë kundër J.I. ka prashtruar denoncim si i akuzuar për vepër të kryer penale "vrasje" deri në Prourorinë Publike pas ngjarjs së djeshme në shtëpinë e përbashkët të dy vëllezërve në rrugën "Karaorman" në qytet. Gjatë zënkës, e cila shpejt doli nga kontrolli, J.I. me një goditje me thikë në kraharor e vrau vëllain e tij dy vjet më të vogël, dhe më pas vetë u paraqit në stacionin policor në Tetovë", tha Josifovsi.
Gjatë ekspertizës së djeshme të vendit, policia e ka gjetur thikën me të cilën me siguri është kryer vrasja. Pas urdhërit të prokurorit publik është kryer autopsia e trupit të së ndjerit.
Pas vendimit të sotëm për tridhjetë ditë arrest, J.I. është çuar në Burgun hetimor - Shkup në Shuto Orizarë./mia
