Botë
Turqia këtë vit ka dëbuar mbi 700 xhihadistë të dyshuar, të zënë rrugës për në Siri
12.08.2015 20:06
Turqia gjatë vitit 2015 ka zënë dhe kontrolluar mbi 700 luftëtarë të huaj terroristë të dyshuar, të cilët janë munduar ilegalisht të hyjnë në Siri nga territori turk...

Turqia gjatë vitit 2015 ka zënë dhe kontrolluar mbi 700 luftëtarë të huaj terroristë të dyshuar, të cilët janë munduar ilegalisht të hyjnë në Siri nga territori turk, deklaroi sot në konferencën për shtyp në ambasadën turke në Paris, Xhemaletin Hashimi, drejtor i pres shërbimit të kryeministrit turk.
Ashtu siç transmetojnë mediat franceze, nga fillimi i konfliktit në Siri mbi 1.600 xhihadistë të dyshuar janë zënë nga autoritetet turke gjatë përpjekjes të hyjnë në Siri, transmeton BTA.
Në vitin 2014 nga Turqia janë dëbuar 520 xhihadistë të pandehur.
"Në listën e luftëtarëve të huaj terroristë, të cilët janë të njohur te autoritetet turke, ndërsa të cilëve u është ndaluar të hyjnë në Turqi, i kanë emrat e 16.000 personave nga 108 kombe", shtoi Hashimi.
Nga fillimi i vitit në vend janë arrestuar mbi 600 persona për shkak të lidhjeve të tyre me grupin Shteti Islamik dhe mbi njëqind janë burgosur për shkak të përfshirjes së tyre në SHI, shtoi ai.
Autoritetet turke në disa qytete në pjesën jugore dhe qendrore të vendit herët në mëngjes arrestuan dhjetëra xhihadistë të supozuar nga SHI, informon agjencia Anadolia./mia
