Botë

India padit Nestle-n për ushqime të pasigurta

12.08.2015 20:23

India ka paditur kompaninë zvicerane të ushqimeve Nestle për “praktika të padrejta të tregtisë", duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim...

Ankesa kundër Nestle-s është se ajo u ka shkaktuar dëme konsumatorëve përmes reklamave mashtruese që lidhen me makaronat e saj Maggi.
 
Maggi është ndaluar në Indi pasi rregullatori për sigurinë ushqimore ka akuzuar Nestle-n se nuk vepron në përputhje me ligjet e sigurisë së ushqimit.
 
Nestle e ka sfiduar këtë në Gjykatën e Lartë të Bombait, duke thënë se prodhimet e saj janë të sigurta.
 
Por, kompania, e cila ka 80 përqind të tregut të makaronave në Indi, ka shkatërruar 400 tonelata të produkteve Maggi./evropaelire