Botë

Zv/kryeministri i Koresë së Veriut “është vrarë”

12.08.2015 20:51

Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se është duke monitoruar raportet, sipas të cilave, zëvendëskryeministri i Koresë së Veriut...

Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se është duke monitoruar raportet, sipas të cilave, zëvendëskryeministri i Koresë së Veriut, Shoe Yonh-gon, është vrarë në muajin maj, me urdhër të liderit Kim Jong-un.
 
Choe është ekzekutuar pasi “ka shprehur shqetësim me politikat e liderit për pyllëzimin”, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap në Korenë e Jugut.
 
Sipas burimit të njëjtë, afro 70 zyrtarë janë vrarë nën sundimin e Kimit.
 
Choe për herë të fundit është parë në publik në muajin dhjetor, ka thënë Ministria për Unifikim e Koresë së Jugut./evropaelire