Maqedoni

Një adoleshent nga Gostivari i ka rrahur gjyshin dhe motrën

13.08.2015 12:14

Një adoleshent pesëmbëdhjetëvjeçar nga Gostivari me thikë e ka sulmuar gjyshin dhe e ka rrahur motrën e tij dy vjet më të madhe...

Policia e ka kapur adoleshentin, i cili për sjelljen problematike do të marrë parashtresë të duhur.
 
Sipas SPB Tetovë, 66 vjeçari M.M. dje rreth orës 22.00 ka paraqitur se fizikisht është sulmuar nga nipi, i cili në një moment kishte nxjerrë thikë dhe i ka shkaktuar prerje në krahun e majtë mbibërryl. Djali paraprakisht, pasi kishte hyrë në oborrin e shtëpisë ishte drejtuar ndaj motrës dhe kishte filluar ta godasë. Për ta penguar dhunën dhe për ta mbrojtur mbesën, gjyshi tentoi ta largojë nipin, por me këtë rast mori një goditje në kokë dhe një prerje në krahun e majtë.
 
Pas sanimit të plagëve në spitalin e Gostivarit, rasti është paraqitur në polici dhe me konsultim me prokurorin publik, adoleshenti në prani të punonjësit social është thirr në bisedime.
 
Nga fillimi i vitit, në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 15 raste të dhunës familjare me pasoja të rënda për të cilat janë përgatitur kallëzime penale./mia