Botë

Shpërthim i naftësjellësit nënujor në Moskë

13.08.2015 12:20

Tre persona janë hospitalizuar duke e përfshirë edhe një fëmijë, pas shpërthimit të naftësjellësit nënujor në pjesën juglindore të Moskës, lajmëroi Fena...

Sipas informacioneve nga terreni fillimisht ka ardhur deri në derdhje të naftës në lum dhe pastaj edhe deri në zjarr të madh. Një shtyllë me tym të zi disa orë është ngritur qindra metra në lartësi.
 
Deri te zjarri gjoja ka ardhur, pasi zjarri përreth nga bari i ndezur është zgjeruar deri te nafta e derdhur.
 
Qytetarët të cilët jetojnë në afërsi pohojnë se para zjarrit ka ardhur deri në shpërthim. në zjarr askush nuk është lënduar, por tre personat janë hospitalizuar për shkak të problemeve respiratore./mia