Botë

Filluan sulmet nga Inxhirlik mbi caqet e SHI-së

13.08.2015 12:23

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se aeroplanët e ngritur nga baza Inxhirlik...

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se aeroplanët e ngritur nga baza Inxhirlik kanë goditur objektivat e organizatës terroriste SHI, raporton AA.
 
Në një deklaratë të komandës amerikane, ka vënë në dukje se aeroplanët F-16 të ngritur nga baza ajrore Inxhirlik kanë goditur disa objektiva të SHI-së dhe gjithashtu kanë theksuar se, këtë operacion e ka kryer si një pjesë e misionit.
 
Ndërsa në lidhje me operacionin nuk janë dhënë më shumë informacione.
 
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes më 9 gusht kishte njoftuar se 6 aeroplanë F-16 të Forcave Ajrore të SHBA-së dhe një ekip ushtarak prej 300 personash kishin mbërritur në Bazën Ajrore Inxhirlik në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur operacionet e ndërmarra kundër SHI-së./mia