Botë

Këshilltari i kryeministrit malazez arrestoher për keqpërdorime financiare

13.08.2015 13:42

Policia malazeze arrestoi sot këshilltarin e kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Aleksandar Tiçiq, me akuzë për mashtrim financiar, lajmëron B92...

Krahas Tiçiq, për të njëjtin krim janë arrestuar edhe disa persona, mes të cilëve edhe vëllai i ish-presidentit të bashkësisë shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviç, Dragan Marovic, të cilit i është përcaktuar paraburgim për një periudhë prej 48 orësh.
 
Sipas gazetës së Podgoricës "Vijesti", në mesin e të arrestuarve janë edhe kryetari aktual dhe ish-kryetari i komunës së Budvës, Llazar Ragjenoviç dhe Rajko Kuljaça, si dhe mbesa e Maroviqit, Milena Maroviq-Bogdanoviq.
 
Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar se gjatë ndërtimit të një qendre tregtare në Budvë dhe në plazhin Jaz, kanë dëmtuar buxhetin komunal për mbi një milion euro./mia