Maqedoni
24.952 vende të lira për regjsitrim në fakultete, për gjuhë dhe letërsi shqipe 115 vende të lira
13.08.2015 14:17
Gjithsej 24.952 vende janë të lira në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016...

Paraqitja e kandidatëve në afatin e parë është sot dhe nesër në universitetet në Shkup dhe Ohër.
Në universitetet në Manastir dhe Shtip paraqitja filloi dje dhe do të zgjasë edhe sot dhe nesër, ndërsa në Uiversitetin Shtetëror të Tetovës afati i regjistrimit do të jetë prej më 18 deri më 21 gusht.
Në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi katedra për gjuhë dhe letërsi ka 115 vende të lira për regjstrim në dy programe studimore atë pedagogjik dhe për përkthyes.
“Sa I përket grupit të pare studimor kemi paraparë pedagogjik do të regjistrohen 25 studentë me kotë shtetërore dhe 25 me kofinancim dhe pesë me korrospodencë. Ndërsa për përkthyes bëhet ndarje për student që e kanë shqipen gjuhë amtare dhe që nuk e kanë për këto dy grupe janë siguru 15 vende me kuotë shtetëorre dhe 15 me bashkëfinancim”, shprehet drejtuesi i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, Agim Leka.
Ndërsa studentët e ardhshëm thonë se e kanë pasion letërsinë dhe do të vijojnë arsimin sipëror I cili ofron për ta progres të mëtejshëm.
“Tash sa mbusha fletëparaqitjen për regjstrtim dhe nëse përfundoj arsimin e lartë do kem më shumë perspektive për punë”, shprehet një student.
“Kam zgjedhur gjuhë shqipe dhe letërsi më ka pëlqyer cdo here dhe mendoj se do të ketë pespektivë në të ardhmen dhe gjithashtu punësim”, shprehet studenti.
Afati i dytë i regjistrimit në Universitetin e Sën Kirili dhe Metodi është me 3 shtator, ndërsa i treti më 16 shtator në fakultetet në të cilat ka vende të lira.
FLUTURA LATIFI
