Maqedoni

Rikthehen temperaturat e larta këtë javë

13.08.2015 14:24

Në maqedoni përseri po rikthehen temperaturat e larta prej 31 grade deri ne 37 celcius ku UI do të jetë 8...

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike  theksuan se në shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët verilindore. 
 
“Sa i përket temperaturave gjatë fundjavës pasdite do të kemi  paraqitje të iyoluar të reshjeve  të përkohshme të shiut. Ditën e diell dhe ditën e hene pritet që moti të jetë jostabile në shume vende me shi intensiv të rrëmbyeshëm, shkakrime elektrike dhe erë e përforcua”, shprehet sinoptikja Lence Rizova.
 
Në rajonin e Prespës dhe të Ohrit moti do të jetë me diell dhe më i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites është e mundur të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve të përkohshme të shiut.
 
Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë Clesius. Të premten moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, në orët e pasdites me paraqitje të izoluar të reshjeve të përkohsme të shiut dhe bubullima theksuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
 
REJHANE BUSHI-METAJ