Maqedoni
Kratovë: Kapen kultivues të Kanabisit
13.08.2015 14:35
SPB në Kumanovë, ka ngritur kallzim penal kundër personave S.GJ 59 vjeç dhe T.Gj. 37 vjeç baba e bir...

SPB në Kumanovë, ka ngritur kallzim penal kundër personave S.GJ 59 vjeç dhe T.Gj. 37 vjeç baba e bir, që të dy nga Shtipi përshkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “Prodhim të palejuar dhe lëshimin në treg të drogave narkotike ,dhe substancave psikotrope.
“Pas njohurive paraprake operative se personi T.Gj nga Shtipi kultivon fidane të “ Kanabis Staiva” në fshatin Tatomir të Kratovës , zyrtarë policorë të Stacionit policor në Kratovë, një kohë të gjatë kanë ndërmarr masa taktike opservim dhe vënie të kurthave , me çrast më datë 12.08.2015 në orët e hershme të mëngjesit janë privuar nga liria S.GJ nga Shtipi , i cili në atë moment kishte ardhur të ujisë fidanet , si dhe S.S. 48 vjeç nga Shtipi, taksist i angazhuar nga S.Gj. tre herë në javë ta vozis në relacionin Shtip- Tatomir të Kratovës”, shprehet Zhivkica Çavdareviq nga SPB e Kumanovës.
Me autorizim të Prokurorit publik nga Prokuroria e Kumanovës , në vendin e ngjarjes ekipi i SPB të Kumanovës ka kryer ekspertizë , me çrast janë gjetur dhe konfiskuar 71 rrënjë “Kanabis Staiva“ me gjatësi pre 1 deri në 2.3 metra si dhe paisje të tjera plastike për kultivimin e Kanabisit.
Pas aksionit të kryer S.Gj. është arrestuar dhe të njejtit i është caktuar masa e arrestit 30 ditor, kurse T.Gj tash një kohë gjendet jashtë Maqedonisë, supozohet të jetë në Gjermani ose Belgjikë.
NEXHAT AQIFI
