Ekonomi

Neziri: Harmonizohen aktet ligjore për energjetikën

13.08.2015 15:02

Maqedonia i ka përforcuar kapacitetet administrative në sektorin energjetik...

Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia për Energjetik përfunduan projektin e përbashkët me BE-në për forcimin e kapaciteteve institucionale administrative në sektorin energjetik pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Agjencisë.
 
Dy vite me rradh ata punuan fuqimisht në harmonizimin e legjilaslacionit  vendor me atë të BE-së dhe në trajnimin e personave të angazhuar për zhvillimin e tregut  energjetik  në vend duke mundësuar kështu investitorëve potencial të investojnë pa hezitim në sektorin energjetik në Maqedoni. 
 
“Kemi arritur të bëjmë harrmonizimin e akteve nën ligjore dhe ligje në fushën e energjetikës. Gjithashtu realizimi i këtij projekti mundëson që investitorët të cilët dëshirojnë të investojnë në fushën e energjetikës. Kemi arritur që të bëjmë legjislacionin i cili është në drejtim të legjislacionit evropian. Gjithashtu  falëminderim këtij projekti kemi përgaditur një draf version i cili në tre muajit e ardhëshëm  do të kalon të gjitha filtrat për të miratuar  në Parlamentin e Maqedonisë një ligj i ri i cili  është konform rregullativave evropiane”, shprehet ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
 
Draft ligji i ri për energjetik do të jetë i hapur për mendime dhe vërejte publike edhe për shoqerine energjetikes  në vend dhe në BE.
 
Përfaqësuesit e BE-së për këtë projekt janë të gatshëm edhe më tej ti ndihmojnë vendit për reformat e ardhshme. 
 
“Bashkimi Evropian është i gatshëm edhe më tej ti ndihmoj Maqedonisë në hapet tjera të rëndësishme në drejtim të restruktuimit  dhe reforma të tjera që do të ndërmiren në sektorin  energjetik. Deri më tani janë arritur rezultatet të mira në këtë drejtim dhe tani  gjithçka varet nga përfaqësuesit e qeverisë se si do të punojnë më tej dhe si do të strukturohen masat ligjore dhe të punojnë me personat që janë angazhuar  për sektorin energjetik”, shprehet përfaqësuesi i BE-së për këtë projekt Martin Klaucke.
 
Me qëllim të reformimit sa më të mirë të sektorit energjetik në Maqedoni përfaqësuesit e BE-së kane thekësuar nevojën për përshpejtim të procedurës së liberalizimit të tregut energjetik para afatit të paraparë  te 2020-es. 
 
REXHEP QAMILI