Sportet E Tjera

Federata e mundjes: Çifliganec kryetar i ri, Betim Vrenezi mbetet nënkryetar

13.08.2015 15:57

Vanço Çifliganec është emëruar kryetar i ri i Federatës së mundjes të Maqedonisë...

Ky vendim doli dhe u morr në kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës, që u mbajt sot në Shkup, me kërkesë të këshillit iniciativ, I cili ishte shprehur I pakënaqur nga puna e kryetarit të deritanishëm, Çedo Nikollovski.
 
Në postin e nënkryetarit mbetet edhe më tutje njeriu numër një I klubit të Lirisë, Betim Vrenezi, që do të jetë përgjegjës për mundjen në vendin tonë, ndërsa pos tij, si nëkryetar janë emëruar edhe Trajçe Dimkov dhe bartësi I medaljes olimpike, Mogamed Ibragimov.
 
Në mbledhjen e sotme, u formuan disa këshilla, ndërsa në këshillin mbikqyrës është emëruar edhe trajneri I njohur shqiptar, Hajrush Sinani. 
 
Kryetari I ri, Çifliganec, në fjalimin e tij deklaroi që nuk posedon shkopin magjik për ti ndryshuar të gjitha punët aq shpejtë, por edhe premtoi se do të punojë sa është e mundur më shumë, me të vetmin qëllim, arritjen e rezultateve sa më të mira. 
 
Nga ana tjetër, nënkryetari i ri e I vjetër, Betim Vrenezi, u shpreh I kënaqur se nga trajnerët shqiptarë, Lulzim Vrenezi mbetet seleksionues I seniorëve, ndërsa Sedat Baftiu përzgjedhës I kadetëve të Maqedonisë.
 
“Vanço Çifliganec ka qenë edhe më parë kryetar i Federatës., me ç`rast ka pasur një karierë të sukseshme në këtë post. Klubi I mundjes Liria do të mbetet me të njejtat pozicione, me dy seleksionues dhe unë si nënkryetar i Federatës. Do të mundohemi që të punojmë sa më shumë dhe shpresoj që mos të ndalemi, mos të mjaftohemi me rezultatet që I kemi, por, të kërkojmë edhe më shumë, si në nivel republican, njëashtu edhe në ndërkombëtar”, është shprehur Betim Vrenezi.
 
Në mbledhjen e sotme, u formua edhe këshilli drejtues pranë Federatës së mundjes, ndërsa për të gjithë, synimi I parë është kampionati botëror për seniorë, I cili gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
 
MUSTAFA ADEMI