Botë
Bilanci i viktimave në Tjencin u rrit në 50 persona
13.08.2015 16:12
Bilanci i viktimave të shpërthimeve në magazinën për materiale shpërthyese në qytetin kinez portal Tjencin u rrit në 50 persona...

Bilanci i viktimave të shpërthimeve në magazinën për materiale shpërthyese në qytetin kinez portal Tjencin u rrit në 50 persona, ndërsa 700 janë të lënduar, deklaroi një burim nga spitali në qytet, njoftoi TASS.
Në 500 metra nga vend i shpërthimit ësht regjistruar nivel i lartë i materieve helmuese, si sulfur dioksid, monoksid karboni dhe oksid azoti, njoftoi Televizioni qendror kinez.
Zjarri kryesor është vënë nën kontroll, por mbi vendin e shpërthimeve ende ngrihet tym i dendur . Zona e aksidentit është izoluar në radius prej disa kilometrash. Janë mbyllur të gjitha hyrjet drejt vendit, ndërsa nuk punojnë edhe disa stacione të metrosë.
Një ekip prej 214 ushtarëve specialë për mbrojtje bërthamore dhe kimike arritën në qytet pas shpërthimit të djeshm. Tani pr tani nuk ka tëdhëna për rrjedhjen e kimikaleve të dëmshme në ajër njoftuan autoritetet e qytetit.
Tjencin është porti kryesor dhe zonë industrale në juglindje të Pekinit./mia
