Futboll
Trofeu Tim për Milanin
13.08.2015 16:17
Interi pëson disfatën e dytë brenda pak ditësh në ndeshjet derbi të verës, ndërsa Milani arrin të marrë trofeun e parë me një vlerë simbolike...

Në turneun veror Tim Cup, ku mori pjesë edhe skuadra e Sassuolos, ishin kuqezinjtë ata që dominuan. Përveç suksesit 5-4 me penallti kundër emiljanëve, grupi i Mihajlovic zhvilloi një 45 minutësh cilësor ndaj zikaltërve.
Ishte pikërisht sfida ndaj Sassuolos që vendosi fatin e turneut të zhvilluar në “Mapei Stadium” pasi fillimisht, si skuadra e Di Francescos ashtu edhe Milani kishin arritur të siguronin fitore ndaj Interit.
Në derbi, Carlos Bacca u shfaq në superformë me një asist për Bertolaccin dhe golin personal që i fiksoi shifrat përkohësisht në 2-0. Në krahun tjetër, Brozovic shkurtoi diferencën por rrjeta e kroatit nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes.
Një notë pozitive për Milanin regjistroi edhe i sapobleri Romagnoli, i cili hyri në fushë pas daljes së Alex me karton të kuq. Në krahun tjetër, Mancini duhet të korrigjojë shumë detaje të Interit të tij që nuk arriti të kalonte as Sassuolon. Ishte Defrel ai që fiksoi fitoren e skuadrës emiljane kundër zikaltërve që nuk kanë gjetur formën optimale.
Në këtë sfidë. Mancini aktivizoi titullar edhe 18-vjeçarin shqiptar, Rey Manaj, i cili tregoi edhe një herë se ka besimin e teknikut italian dhe gjatë këtij sezoni mund të thirret si alternativë në pankinën e skuadrës milaneze.
