Tenis
Rogers Cup, kualifikohen Nadal e Murray
13.08.2015 16:19
Plotësohet kuadri i cifeteve të raundit të 1/8 të Rogers Cup, ku do të mungojnë emra të tillë si Dimitrov, Wawrinka, Monfils e Raonic...

Plotësohet kuadri i cifeteve të raundit të 1/8 të Rogers Cup, ku do të mungojnë emra të tillë si Dimitrov, Wawrinka, Monfils e Raonic, ndërsa pas Djokovic edhe Rafael Nadal siguroi një vend mes 16 më të mirëve.
Tenisti spanjoll hasi vështirësi vetëm gjatë setit të parë ndaj ukrainasit Stakowsky, i cili gejmin e 10 e fitoi me shërbimet e kundërshtarit, por pa mundur ta përballojë eksperiencën e Nadal në tiebreak.
Në setin e dytë supermacia e 29-vjecarit ishte e dukshme, megjithatë Stakowsky arriti të fitonte 3 geime, i inkurajuar edhe nga publiku, por vetëm kaq, sepse Nadal nuk e vuri në diskutim suksesin.
Asnjë problem për Key Nishikorin, i cili mposhti 2-0 me sete, 6-3, 6-3, Andujar Alba. Po 2-0 me sete, 6-4, 7-5, Andy Murray kaloi Robredon, ndërsa Tsonga vuajti shumë përballë ndaj Bautista-Agut, por në fund u kualifikua falë suksesit 2-1 me sete, 7-5, 6-7, 5-7.
Mbetet jashtë gara Stanislav Wawrinka, që u tërhoq për arsye dëmtimi ndaj Kyrgyos kur rezultati ishte 1-1 me sete.
Përsa u përket femrave, bie në sy eliminimi i Wozniackit nga Bencic me rezultatin 2-0, Me të njëjtat shifra Halep kaloi Jankovic, Azarenka Kvitovan, ndërsa Ivanovic Govortsovan.
