Maqedoni
Emin Azemi: MO duhet të mbindërtohet
13.08.2015 16:30
14 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, akoma kemi dy qasje poltike të kundërta...

Njëra palë e cila pranon rezultatet dhe marrëveshjen në tërësi dhe pala tjetër e cila vazhdimisht ka tendencë të dekomponoj frymën e marrëveshjes.
Kështu vlerëson publicisit Emin Azemi sipas të cilit, kjo marreveshje nuk arriti të zgjidh problemet për të cilat plasi konflikti i vitit 2001.
“Marrëveshja e Ohrit fatkeqsisht u devalvua nga vet ata të cilët duhej ta implementonin. MO nuk dha fryte të duhura ne shoqërinë maqedonase, përderisa në shoqërinë shqiptare deri diku pati një impakat pozitiv dhe këtu është problemi se kjo eshte një marrëveshje e cila vazhdon ta mbajë ndaras shoqërinë në Maqedoni. Nuk solli zhvillim ekonomik te shqiptarët, një marrëveshje qe i bëri disa ndryshime kozmetike në aspektin etnik te barazisë së gjuhës dhe flamurit, por ato janë vetëm një gjysëm zghidhje”, shprehet publicist Emin Azemi.
Për përmirësimin e statusit juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni, sipas Azemit nevojitet një marrëveshje tjetër apo ridefinim kushtetues, e cila do ti trajtonte të barabaratë të gjithë qytetarët në vend.
“MO duhet të mbindërtohet me një ridefinim të ri politk për shqiptarët në Maqedoni, por gjithmonë duke u thirr në këtë marrëveshje e cila megjithatë bëri një kthesë në vitin 2011 dhe tani duhet ose një marrëveshje të re ose një ridefinim i ri politik kushtetues institucional në Maqedoni”, shprehet publicist Emin Azemi.
Marrëveshja e Ohrit si dokument që konfirmoi gjetjen e kompromisit politik në fund të një konflikti etnik, sipas parashikimeve është dashur të implementohet deri në fund të vitit 2004, gjegjësisht në fillim të 2005, vlerëson, publicisiti Azemi, sipas të cilët kjo nënkupton mungesë të vullnetit politik të strukturave të njëpasnjëshme qeveritare, lidhur me jetësimin e marrëveshjes në fjalë.
NERMIN MULAKU
