SHËNOHET 14 VJETORI I MO-SË
Bejli: MO marrëveshje bazë për Maqedoninë; Xhaferi: për faj të politikës, s’kemi pajtim të brendshëm
13.08.2015 17:03
Marrëveshja e Ohrit mbetet dokumenti bazë dhe i pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë...

Marrëveshja e Ohrit mbetet dokumenti bazë dhe i pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë, ndërsa ShBA-të dhe BE qëndrojnë pas këtij dokumenti ashtu si në ditën e nënshkrimit të tij.
Ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, thotë se Marrveshja e Ohrit është dokumenti që ka evituar zhbërjen e Maqedonisë dhe fillimin e një lufte të re Ballkanike.
“MO nuk është marrëveshje që sjell benefite vetëm për një grup apo etni të caktuar, por mundëson zhvillimin e demoracisë së fuqishme multietnike dhe, me të vërtetë, me të pranohet se stabiliteti dhe suksesi i Maqedonisë bazohet në llojllojshmërinë e saj. MO nuk është marrëveshje e përkryer. Disa nga dispozitat e saj janë të hapura për intrepretime, por, megjithatë, siç vihet re, ekziston korsensus se ai mbetet i pazëvendësueshëm dhe marrëveshje bazë për Maqedoninë”, shprehet ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli.
Ndërkaq, përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Shkup Petra Anderson, numëroi ndryshimet që ka sjellë kjo marrëveshje në këto katërmbëdhjetë vite.
“Kur për herë të parë erdha këtu, në shkurt të vitit 2000, e gjithë sinjalistika në rrugë ishte vetëm në një gjuhë, me njëherë mësova se nuk ishte njohur universiteti shtetëror i cili ofronte arsim të lartë në gjuhën që flet komunimiteti i dytë më i madh. Kishte shumë pak bashkësi etnike që ishin përfaqësuar në disa institucione. Në MPB vetëm 1% e posteve u takonte shqiptarëve etnik. Komunitetet më të vogla mund të mbivotoheshin në cdo kohë nga bashkësia më e madhe. Tani, në masë të madhe, gjërat kanë ndryshuar”, shprehet përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Shkup Petra Anderson.
Zëvendëskryatri i qeverisë, autokritik. Sipas tij artitë politike, për nevoja të politikës ditore kanë penguar pajtimin e brendshëm, i cili sipas tij ndikon në marrëdhëniet me fqinjët dhe procesin eurointegrues.
“Ne akoma, për arsye të politikës ditore, nuk arritëm që të kemi një pajtim të brendshëm, i cili është i domosdoshëm për të krijuar kohezionin, forcën e subjekteve, shoqërisë civile, shtresës akademike, rinisë, për t’u ballafaquar me sfidat që i kemi sëpari me fqinjët. Dua të them se pa një pajtim të brendshëm ne nuk mund të pajtohemi për kontradiktat që kemi me fqinjët tanë”, shprehet zëv/kryetar i qeverisë, Musa Xhaferi.
Edhe ministri i jashtëm Nikolla Popovski thotë se, parë nga perspektiva e integrimit euroatlantik, MO është dokumeti më i rëndësishëm, por sipas tij duhet korrigjuar efektet negative që ka dhënë keqpërdorimi i këtij dokumenti nga ana e partive politike.
Përvjetori i nënshkrimit të MO-së, tradicionalisht shënohet nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, me tribunë, ku zakonisht ftohen përfaqësues politik, korri diplomatik dhe ekspertë të fushës.
SHPËTIM NUREDINI
