Botë
Siri: Opozita siriane nuk pranon planin e paqes
13.08.2015 17:39
Lideri opozitar sirian e kundërshton planin ruso-iranian për paqe në Siri...

Lideri i koalicionit të moderuar politik në Siri, Khaled al-Khoja, i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se propozimi ruso-iranian për ndaljen e luftës civile katërvjeçare në Siri, nuk është funksional.
E vetmja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit në Siri, është që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, të tëhiqet nga ky post, thot opozita.
Rusia dhe Irani po përpiqen ta formojnë një koalicion ndërkombëtar nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, ku do të përfshihej regjimi i Asadit, me qëllim të luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende arabe në Lindjen e Mesme, po ashtu, këmbëngulin që Bashar al-Assad, duhet të tërhiqet nga posti i presidentit të Sirisë.
