Maqedoni

Ali Ahmeti: MO kaloi në legjislativ mbetet ende për të bërë, nuk ka përçarje në BDI por debat

13.08.2015 18:01

Legjislativi ka kryer punën e tijë sa u përket ligjeve që buronin nga Marrveshja e Ohrit por në praktikë ka mangësi...

Legjislativi ka kryer punën e tijë sa u përket ligjeve që buronin nga Marrveshja e Ohrit por në praktikë ka mangësi dhe akoma ka gjëra të cilat duhet bërë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.      
 
“Unë mendoj që nga marrëveshja e Ohrit si tërësi ka kaluar në legjislativin e republikës së Maqedonisë, përjashtu këtu gjuhën shqipe e cila është bërë këtu hap pas hapi drejt arritjes së qëllimit.Po të flasim për implementimin ,zbatimin praktik të marrvshjes së Ohrit këtu ka shumë vend për të biseduar ,shumë vend për të diskutuar ,ka shumë vend për të analizuar sepse ka  gjëra që duhen bërë ,ka gjëra që sjanë bërë akoma. Përfaqësimi i drejtë zbatimi i ligjeve që kanë kaluar në lëgjislativin e RM-së që kanë kaluar para disa viteve por në praktikë ka akoma zvarritje,ka akoma mangësi”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
    
Sa u përket zërave kritik se përfaqësimi i shqiptarëvë në administratë bëhët në aspektin kuantitativ dhe jo atë cilësorë ,ndërsa të paktë janë në vendet udhëheqëse Ahmeti tha se nuk përjashtohen raste të cilave duhet tërhequr vërejtja por që administratorëve u duhet kohë dhe projekte për tu profesionaliziuar.
 
“Ka vend për të analizuar, ka vend për të diskuatuar se sa me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm kuadrot shqiptare kruejnë punën dhe misionin e vetë ,mirëpo këtu duhet vënë në diskutim edhe çështjen se shqiptarët si kuadro dhe si administratë për nga mosha janë moshë e re ,u mungon eksperienca ,dmth kur bënë krahasimin me administrator maqedonas të cilët kanë eksperincë me decenie sigurisht se ka hapësirë për të menduar më mirë.Këtu duhet vete kuadrot shqiptare të trajnohen me programe të veçanta që ato të profesionalizohen”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.                                                                                                    
 
Ahmeti me këtë rast mohoi të ketë përçarje brenda partisë së tij,duke shtuar se në BDI respektohet fjala e lirë dhe nuk ka cenzurë.      
 
“Nuk ka përçarje në BDI u them shumë sinqerisht si miq dhe si popull. Në BDI ka debat në BDI ka transparencë por përçarje në BDI nuk ka të gjith I kam shokë,bashkëveprimtarë.Njerëzit në një shtëpi jetojnë dhe ka mospajtime dhe këtë unë e kam lejuar në BDI ,të mos ketë arbitraritet të mos ketë cenzurë .Fjala e lirë mendimi I lirë le të thuhet ashtu si mendon porn ë fund të gjithë të respektojnë vendimet e shumicës të organeve udhëheqësë”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Sa u përket incidenteve të fundit gjatë ndeshjes futbollistike mes Shkupit dhe Vardarit ku u rrahën disa të ri shqiptarë Ahmeti tha se duhet luftuar këtë fenomene dhe MPB duhet të jetë në nivel të përgjegjësisë dhe aktorët të nxjerrë para drejtësisë.
 
FLORIJE KAMBERI