Maqedoni
Gruevski në Shipkovicë premton mbështetjen e qeverisë
13.08.2015 18:36
Kryeminsirtri Nikolla Gruevski ka qëndruar sot në SHipkovicë për tu njoftuar drejtëpërdrejtë me nevojat e qytetarëve pas vërshimeve të 3 gushtit në Tetovë...

Sanimi I dëmeve po zhvillohet sipas asajë që është ppremtuar.
Aktivitetet po rrjedhin intenzivisht dhe në to është përfshirë gjithë ekipi shtetëror, ka thënë kryeministri.
"Do të punojmë maksimalisht, deri në largimin e tërësishëm të dëmeve. Mund të konsideroni në përkrahjen tonë pa rezerva. Atë që e premtuam ditëve të fundit edhe e plotësojmë. Edhe njëherë, ditën e parë pas përmbytjeve energjia elektrike ishte lëshuar, ndërsa janë sjellur edhe majft sasi të ujit", përmendi kryeministri, pasi i pyeti banorët nëse dhe sa janë të kënaqur nga puna e institucioneve.
Gruevski njëherit informon edhe për vendimin e djeshëm qeveritar i cili parashikon ndihmë të parë prej 30.000 denarë për familjet objektet e të cilave ishin dëmtuar, pagesën e qirasë dhe 160.000 litra naftë për mekanizmin e nevojshëm për sanim të dëmeve.
Ndihma ashtu siç citoi kryeministri, është siguruar edhe për bujqit të cilët deri më 26 gusht duhet t'i paraqesin dëmet.
