Botë

Lideri i Al Kaidës i zotohet për besnikëri liderit të ri taliban

13.08.2015 19:06

Udhëheqësi i Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri, është zotuar për besnikëri ndaj liderit të ri të talibanëve afganë, Mullah Mohammad Akhtar Mansur...

Zawahiri e ka bërë këtë zotim përmes një audio-mesazhi të postuar online.
 
Deklarimi i tij vjen pasi disa fraksione talibane janë ndarë nga Mansuri dhe kanë shprehur besnikërinë e tyre ndaj lidershipit arab të grupit Shtetit Islamik, si dhe janë angazhuar në beteja kundër luftëtarëve që mbeten besnikë ndaj Mansurit.
 
Mansur është emëruar lider i ri i talibanëve afganë pasi është konfirmuar vdekja e liderit Mullah Mohammad Omar, në muajin korrik./evropaelire