Botë

Përleshje të ashpra mes forcave ukrainase dhe seperatistëve

14.08.2015 12:27

Forcat e armatosura ukrainase dhe separatistët prorus dje zhvilluan luftime të ashpra me artileri të rëndë në lindje të Ukrainës...

Forcat e armatosura ukrainase dhe separatistët prorus dje zhvilluan luftime të ashpra me artileri të rëndë në lindje të Ukrainës, pavarësisht nga marrëveshja për armëpushim, i cili ndalon përdorimin e armëve të tilla përgjatë vijës së frontit, kumtoi mbrëmë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
 
Siç lajmëron DPA, vëzhguesit e OSBE-së kanë regjistruar se në përleshjet që të dyja palët në konflikt kanë përdorur artileri të rëndë të kalibrit 122 dhe 152 milimetra.
 
Sipas zëvendësshefit të misionit vëzhgues të OSBE-së, Aleksander Heg me këto veprime të dyja palët kanë shkelur Marrëveshjen e  Minskut, pasi që me dispozitat e tij ndalohet përdorimi i armëve të rënda dhe parashihet tërheqjen e saj nga vija e frontit./mia