Botë
Në vendin e shpërthimeve në Tjencin ende ka zjarre
14.08.2015 12:53
Tredhjetë e gjashtë orë pas shpërthimeve në pjesën industriale në qytetin Tjencin të Kinës ende vazhdojnë zjarret...

Një ekip i ekspertëve ushtarakë kimikë është duke testuar nëse ka gazra toksikë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtorët e shpëtimit janë urdhëruar që të veshin rroba mbrojtëse.
Së paku 50 njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur nga shpërthimet që kanë ndodhur në një depo me kimikate të rrezikshme, të mërkurën në mbrëmje.
Së paku 3.500 banorë të qytetit e kanë kaluar natën në strehimore të përkohshme.
Në mesin e të vdekurve janë edhe 17 zjarrfikës./mia
