Maqedoni
Një fëmijë trevjeçar humbi jetën në aksident komunikacioni në Kratovë
14.08.2015 13:36
Një fëmijë trevjeçar humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni tek fshati Turalevë të Kratovës, pasi është goditur nga një automjet bëri të ditur MPB-ja...

Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Turalevë e shkaktuar nga automjeti “Mercedes” me targa të Bullgarisë.
Makina është drejtuar nga 45 vjeçari M.S., nga Kriva Pallanka ka goditur fëmijën me çrast nga plagët e rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me këtë rast është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit./mia
