Tenis
“Rogers Cup”, asnjë problem për të mëdhenjtë
14.08.2015 13:41
“Rogers Cup” nuk dhuroi asnjë surprizë në raundit e tretë të këtij turneu, pasi në cerekfinale u kualifikuan ata që konsideroheshin favoritë...

Për tenistin britanik, Andy Murray përballja me kundërshtarin nga Luksemburgu, Muller, ishte si një test stërvitor. Numri tre në botë fitoi pastër 2-0 me sete, 3-6 dhe 2-6 në vetëm 1 orë e 6 minuta lojë.
Edhe numri një në botë, Novak Djokovic e pati formalitet sfidën me amerikanin Sock, i cili mori vetëm 2 game në total, duke u dorëzuar pa kushte përballe Nole.
Po me rezultatin 2-0 triumfoi edhe Rafael Nadal ndaj rusit Youzhny, i cili edhe pse e nisi mirë setin, gaboi në momentet e fundit të game-it të dytë kur mund të fitonte me shërbimet e kundërshtarit. Të dy setet përfunduan me të njëjtat shifra 6-3, 6-3.
Vijon rrugëtimin në “Rogers Cup” edhe Kei Nishikori, i cili kaloi 2-0 me sete, 4-6 dhe 4-6 tenistin belg Goffin.
Francezi Tsonga vuajti shumë në setin e parë përballë Bernard Tomic, të cilin e mposhti po 2-0, 6-7 dhe 3-6, ndërsa amerikani Isner nxorri jashtë loje australinain tjetër Kyrgios, 5-7 dhe 3-6 me sete.
Kuadri i 8 më të mirëve në “Rogers Cup” plotësohet me Gulbis dhe Chardy që eliminuan Yang dhe Karlovic.
Përsa u përket femrave, Serena Williams vazhdon t’i dominojë kundërshtaret në raundet e para.
Numri 1 në botë eliminoi në raundin e tretë gjermanen Petkovic 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-2. Serbja Ana Ivanovic nuk pati asnjë problem përballë sllovenes Hercog, ndërsa Halep kaloi 2-1 me sete Kerber.