Futboll

Rivaldo tërhiqet nga futbolli në moshën 43-vjeçare

14.08.2015 13:42

Rivaldo, një nga futbollistët më të spikatur të futbollit brazilian në këto dy dekadat e fundit ka vendos të varë përfundimisht këpucët në gozhdë...

43-vjecari ishte rikthyer në fushë Qershorin e kaluar dhe pavarësisht viteve që i peshojnë mbi supe në këto muaj është shfaqur në formë të mirë.
 
Gjithsesi tashmë është zyrtare, ish ylli i Brazilit kampion të Botës në Botërorin e vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni dhe ish lojtari i Barcelonës e Milanit do t’i japë lamtumirën përfundimtare futbollit këtë të shtunë në stadiumin “Romildo Ferrera” që mban emrin e të atit të tij.
 
Lamtumira do të konkretizohet me rastin e ndeshjes së serisë B të kampionatit lokal, ku skuadra e Rivaldos që është njëkohësisht dhe president i klubit Mogi Mirim, do të luajë kundër Luverdenses.
 
Është kjo një dalje e denjë nga skena kjo për Rivaldon që vetëm një muaj më parë shënoi në të njëjtën ndeshje me djalin e tij 20-vjecar Rivaldinho.