Botë

Të paktën 106 veta kanë humbur jetën në përleshjet në Sirt

14.08.2015 13:48

Të paktën 106 persona kanë humbur jetën në luftimet triditore mes forcave besnike ndaj Shtetit Islamik dhe fiseve lokale në qytetin libian Sirt, njofton DPA...

Shumica e të vdekurëve janë anëtarë të fisit Ferxhan, të cilët refuzuan t'u bashkohen SHI-së.
 
Anëtarët e SHI-së sot dogjën spitalin e improvizuar në qytetin e Sirtit. Nuk ka të dhëna për të vdekur.
 
Përleshjet filluan pasi në Sirt u gjetën trupi i klerikut me ndikim mysliman Haled bin Rexhev, për të cilin konsiderohet se është vrarë nga luftëtarët e SHI-së, pasi nuk ka pranuar të betohet për besnikëri.
 
Qeveria e kryeministrit libian të njohur ndërkombëtarisht, Abdullah Al Tani sot akuzoi SHI-në për gjenocid në Sirt, qytetin e lindjes të Moamer Gadafit. Al Tani u bën thirrje Kombeve të Bashkuara për të hequr embargon e armëve, i cili u vendosen pas rebelimit kundër Gadafit në vitin 2011./mia