Botë
Gjenerali rus dënohet me pesë vjet burg
14.08.2015 14:00
Ish-komandanti i lartë i forcave tokësore ruse, gjenerali Vladimir Chirkin, është dënuar me pesë vjet burg për mitmarrje...

Dënimi është shqiptuar sot nga një gjykatë ushtarake në Moskë.
Chirkin është gjetur fajtor për marrjen e 450,000 rublave ryshfet në vitin 2008, për të ndihmuar një oficer të pensionuar ushtarak që të rregullojë apartamentin.
Në atë kohë, Chirkin ka qenë komandant përgjegjës i rajonit ushtarak të Moskës.
Ai ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i forcave tokësore ruse nga viti 2012 deri më 2013./evropaelire
