Botë

Kuvajti shkatërroi një grup të ri terrorist dhe konfiskoi sasi të mëdha eksplozivi

14.08.2015 14:37

Kuvajti shkatërroi një grup të ri “terrorist” dhe konfiskoi sasi të mëdha të eksplozivit, kumtoi dje Ministria e Kuvajtit e Punëve të Brendshme...

Forcat e sigurisë kanë konfiskuar 144 kilogramë eksplozivë, 19 tonë municione, tre granata anti-tank, 56 raketa, 65 lloje të ndryshme të armëve të zjarrit si dhe 204 bomba dhe eksploziv, thuhet në deklaratë.
 
Në operacion janë arrestuar tre shtetas Kuvajtit, të cilët kanë pranuar se i janë bashkuar grupit terrorist, theksojnë autoritetet, duke mos e theksuar emrin e grupit.
 
Ministria theksoi se eksplozivët dhe municioni janë gjetur në një fermë në Abdali, në afërsi të kufirit me Irakun, si dhe në dy shtëpi, vendndodhja e të cilëve nuk theksohet.