Maqedoni
MPB arrestoi F.I në aksionin “Celula”, akuzohet për aktivitete logjistike në Siri
14.08.2015 15:14
Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar edhe një të dyshuar në aksionin Celula...

Bëhet fjalë për 24 vjeçarin me iniciale F.I nga Shkupi të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej10 ditësh.
Ai akuzohet për aktivitete logjistike të xhihadistëve në Siri. Këtë dëshmi policia e mbështet në tentimet e tij për të shkuar në Siri përmes Turqisë.
“I arrestuari është njëri prej 36 të dyshuarve në aksionin Celula ku ishte dorëzuar padi penale nën dyshim për kryerje të veprës penale pjesmarrje në ushtri të huaj,deri më tani MPB nga 36 të dyshuar ka arrestuar 10 prej tyre ndërsa të tjerët ende kërkohen sipas informatave të deritani i arrestuari ka qenë në e logjistikë e grupit. Ai disa herë ka pasur tentime të pasuksesshme që të shkoj në Siri. Personi me të cilin herën e dytë tentoi që të shkojë përmes Turqisë po ashtu përfshihet me padinë penale dhe ende gjendet në Siri dhe lufton në njësitet e muxhahedinëve në shtetin islamik. Qëllimi i shkuarjes së tij në Siri supozohet të jetë për aktivitete logjistike për nevojat e xhihadistëve në Siri që janë me prejardhje nga vendi”, shprehet zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Me arrestimin e F.I ka arritur në 10 numri i personave të arrestuar kurse 26 të tjerë janë ende janë të pakapshëm për policinë.
Aksioni Celula nis 10 ditë më parë ndërsa dyshohen gjithsej 36 persona për pjesëmarrjen të ndryshme në luftërat jashtë vendit.
Gjatë aksionit policor janë bastisur 21 objekte në Shkup, 4 në Gostivar dhe nga një në Tetovë, Kumanovë e Strugë.
Për aksionin ka qenë e informuar edhe Bashkësia Fetare Islame e cila një kohë të gjatë publikisht kërkonte ndërhyrje në një pjesë të xhamive, te të cilat nuk mund të vendoste kontrollin e saj.
FLUTURA LATIFI
