Maqedoni

MPPS: Fermerët do të mund të sigurojnë pensione

14.08.2015 15:20

Qeveria ka mirauar ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilat u mundësohet fermerëve individual të marrin pension të pleqësrie...

Nëse një vendim i tillë pasi të miratohet edhe nga ana e kuvendit republikan do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2016.

Me këto ndryshime propozohet të vendoset mundësi ligjore që fermerëve t'u llogaritet në stazhin e tyre edhe koha e kaluar në sigurim, sipas Ligjit për sigurim pleqërie të fermerëve, i cili zbatohet në periudhën nga viti 1978 deri në vitin 1988.

Me këtë do të krijohet mundësi për realizimin e kushteve minimale për realizimin e të drejtës së pensionit përkatësisht 15 vjet stash, sqaroi ministri Spasov.

Me këtë masë do të përfshihen mbi 400 fermerë, tha Spasov, i cili poashtu bëri të ditur se për këtë masë, Qeveria do të ndajë rreth 34 milionë denarë në nivel vjetor.