Ekonomi

Kompanitë të kënaqura nga masat e qeverisë, “Vezë Sharri” rritë investimet dhe të punësuarit

14.08.2015 16:07

Përkrahja e Qeverisë ka ndikuar që të krijohet klimë e mirë e biznesit dhe të stimulohen kompanitë në vend...

Seria e masave të qeverisë dhe stimulimi i klimës së mire të biznesit janë shfrytëzuar nga Kompania “Vezë Sharri” nga Treboshi.
 
Pronari I kësaj Kompanie Arben Abdurrahmani, thekson ndihmën ndaj kësaj kompanie për importin e repromaterialeve, për shndërrimin e tokës, për punësim, apo për marrje të fiding tarifës për prodhimin e energjisë elektrike nga biogazi.
 
“Në vitin 2013 filluam të ndërtojmë biogas centralen në Tetovë në Trebosh dmth është e para biogas central që është ndërtuar në Maqedoni, ne shfrytëzojmë të gjitha mbeturiant nga kompania “Vezë Sharri” dhe “Lecker” gjithashtu mbledhim mbetuarinat edhe nga fermat përreth ,qumështoret, prodhuesit tjerë që hudhin mbeturina ne i mbledhim dhe prodhojme biogas dhe prodhojme rrymë. Sikur mos tkishim qenë të kënaqur nga politikat për investim në Maqedoni me siguri nuk do të kishte ndodhur partneri që të pajtohet të investojë në vitin 2006,2010 dhe në 2013”, shprehet pronari i kompanisë “Vezë Sharri”, Arben Abdurrahmani.
 
“Vezë Sharri” është kompani e huaj me 51 për qind të kapitalit gjerman, i cili është i pranishëm në Maqedoni nga muaji shtator i vitit 2000, ndërsa numri i të punësuarve në kompani deri në fund të vitit 2014 ka arritur 108 punëtorë duke tejkaluar numrin e parashikuar, siç thonë nga kjo kompani, fal volitshmërive të krijuara nga masat e qeverisë.
 
Kompanitë vendore janë të kënaqura nga masat e Qeverisë sepse fale tyre numri i punëtorëve është dyfishuar.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI