Maqedoni

Në rritje numri i të sëmurëve nga kanceri në zorrë të trashë, 500 raste të reja në vit

14.08.2015 16:25

Numri i rasteve të sapozbuluara me kancer në zorrë të trashë viteve të fundit në Republikën e Maqedonisë ka tendencë të rritjes...

Në vit ka rreth 500 raste të sapozbuluara, ndërsa numri i pacientëve me vdekje arrin mes 300 dhe 400.
 
Këtë sot e deklaroi dekani i Fakultetit të mjekësisë Nikolla Jankullovski, i cili tha se nëse në vitin 2000/2001  numri i rasteve të sapozbuluara në Republikën e Maqedonisë janë mes 10 në 100.000 banorë, viteve të fundit  ai numër është rritur dhe arrin 20 në 100.000 banorë. Këto janë të dhënat për pacientët që kanë përfunduar me vdekje.
 
Sqaroi se numri i rasteve të sapozbuluara viteve të fundit ka tendencë të rritjes dhe dallohet shifra për burra dhe për gra. Burrat, sqaroi ai, më shpesh sëmuren nga kjo sëmundje. Nga 28 deri në 30 të saposëmurë në 100.000 banorë janë burra, ndërsa 20 janë gra.
 
"Gjithsesi se kjo sëmundje paraqet një kërcënim e cila ka tendencë të rritjes dhe një nga momentet më të rëndësishme është të zbulohet sa më herët, me qëllim që shërimi dhe parashikimi i sëmundjes te pacientët të paraqesë sukses te personeli mjekësor në pikpamje të shërimit", tha Jankullovski.
 
Faktorët e rrezikut, theksoi, në kohën e sotme janë mirë të njohur, duke filluar nga historia familjare te këto pacientë. Potencon se te pacientët të cilët në familje kanë anëtarë të afërt të cilët kanë qenë të sëmurë nga kanceri në zorrën e trashë rreziku do të jetë më i madh, ndërsa gjithashtu konsiderohet  se te pesë për qind e të sëmurëve  ka edhe komponentë trashëgues.
 
"Mosha është gjithashtu një faktor i prirë, përkatësisht pacientët me moshën mbi 50 vjeçare kanë rrezik më të madh të sëmuren nga kjo sëmundje dhe për shkak të asaj të gjitha skrining programet parandaluese që ndërmerren nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë kanë për qëllim të zbulojnë në kohë këto sëmundje, veçanërisht kur janë në fazën e polipit. Gjëja më e mirë paraqet largim endoskopik, përkatësisht kolonoskopik i ashtuquajtur polipektomi te këta pacientë kur sëmundja është në atë fazë kur ende nuk është shndërruar në kancer", tha Jankullovski.
 
Ministria e Shëndetësisë, sqaroi, këtë vit ka sjellë një sistem të organizuar të skrining programeve dhe nga fillimi i vitit deri në këtë moment, janë testuar 1.600 njerëz në Republikën e Maqedonisë. Prej tyre kanë ekzistuar rezultate të cilat kanë dërguar në sëmundjen e tillë përafërsisht te gjysma që nga të gjithë ato te të cilët është bërë kolonoskopia diku te dhjetëra pacientë është zbuluar sëmundja malinje.
 
Potencoi se duhet të informohet opinioni dhe të gijthë qytetarët në Maqedoni, se ekzistojnë teste  për gjakderdhje të fshehur  ose FOB-teste te pacientët të cilët janë  në këto grupe të rrezikuara, ashtu që të gjithë të cilët janë në këto grupe duhet të kërkojnë  te mjekët e tyre amë të testohen për gjakderdhjen e fshehur.
 
Me atë theksoi, gjithsesi se do të rritet përqindja e zbulimit të hershëm të të sëmurëve, që megjithatë, paraqet një moment të mirë në pikëpamje të shërimit të tyre nëse veçmë e kanë sëmundjen në fazën fillestare./mia