Botë
Ukrainë: Rikthehen luftimet, njoftohet për të vdekur
14.08.2015 16:31
Rikthehen Luftimet në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë...

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se një ushtar është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.
Poashtu Udhëheqësi i rebelëve, Eduard Basurin, ka njoftuar se një civil është vrarë nga bombardimet në qytetin Horlivka, që kontrollohet nga rebelët dhe ndodhet në verilindje të Donjeckut.
Përleshjet e armatosura u rikthyen edhe përkundër marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt në Minsk.
